0_Sport,PortalFutboll

Roma me propozim deri tek Pedro

Sulmuesi i Çellzit Pedro Rodrigez ka marrë ofertë për të vazhduar karrierën e tij tek Roma, njofton "Dejli Mirror".

Romë, 10 prill 2020 (MIA) – Sulmuesi i Çellzit Pedro Rodrigez ka marrë ofertë për të vazhduar karrierën e tij tek Roma, njofton “Dejli Mirror”.

Në mars, spanjolli 32 vjeçar njoftoi se do të largohet nga “Stemford Brixh” në fund të sezonit, kur skadon kontrata e tij.

Më pas, Pedro ndërroi mendje dhe tha që nuk kishte asgjë të sigurt në të ardhmen e tij.

Lojtari mund të negociojë me klube tjera, ndërsa Roma do të përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

Klubi nga Seria “A” i ofroi ish lojtarit të Barcelonës, kontratë me pagë prej 2,7 milionë funte në vit, plus shpërblime.

Pedro pret oferta nga klube të tjera, përfshirë edhe ligën amerikane MLS. bs/bsh/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close