
Paris, 2 korrik 2020 (MIA) – Adhuruesve të tenisit do t’u lejohet të shikojnë ndeshje drejtpërdrejtë në Garën e hapur në Francë në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, publikoi sot Federata franceze e tenisit. Plani i Federatës është Rolan Garos çdo ditë të pranojë deri 20.000 shikues në të gjitha terrenet, ndërsa për fazat e mëvonshme, kur do të luhen vetëm në një ose dy terrene, numri do të zvogëlohet në 10.000.
Në këtë mënyrë, Rolan Garos mund të bëhet turneu i parë zyrtar i tenisit me publik në tribunat nga fillimi i pandemisë KOVID-19, sepse për momentin paraprakisht planifikohet ndeshjet të mbahet pas dyerve të mbyllura. Sipas organizatorëve, ata do të mundësojnë rreth 50-60 për qind të gjithë kapacitetit për shikues në kompleksin e tenisit.
Sipas disa ekspertëve, vendimi i federatës franceze të tenisit është diktuar nga varësia financiare e organizatës nga të ardhurat e Rolan Garos, për shkak të së cilës kanë vendosur të mos e anulojnë edicionin vjetor të turneut ,por ta mbajnë në fazën e mëvonshme.
Rolan Garos 2020 do të mbahet në periudhën prej 27 shtator deri më 1 tetor. sa/