BotëBotë.Portal

Rojet akuzojnë për racizëm në burgun ku gjendet polici i akuzuar për vrasjen e Xhorxh Flojdit

Tetë roje nga burgu në shtetin federal amerikane Minesota, ku gjendet Derek Çouin, polici i cili është akuzuar për vrasjen e afroamerikanit Xhorxh Flojd, pohojnë se janë ekspozuar në diskriminim racor pas arritjes së Çouinit në këtë institucion.

Mineapolis, 23 qershor 2020 (MIA) – Tetë roje nga burgu në shtetin federal amerikane Minesota, ku gjendet Derek Çouin, polici i cili është akuzuar për vrasjen e afroamerikanit Xhorxh Flojd, pohojnë se janë ekspozuar në diskriminim racor pas arritjes së Çouinit në këtë institucion.

Në denoncimin që e kanë parashtruar autoritetet në Minesota, këta roje, të cilët janë anëtarë të popullatës me ngjyrë, pohojnë se u është urdhëruar të paraqiten në punë në katin e tretë të burgut dhe se, pasi e kanë bërë këtë, kanë kuptuar se atje nuk ka të bardhë mes të punësuarve dhe se kjo është bërë me qëllim që ata të mos jenë në katin e pestë, ku është dashur të vendoset Çouin.

Udhëheqësi i përgjithshëm i burgut shumë shpejtë e ndryshoi vendimin, por, sipas Si-En-En të gjithë tetë rojet thonë se urdhrin fillestar e konsiderojnë si diskriminim në bazë të ngjyrës së lëkurës dhe se janë thellë të nënçmuar nga një “urdhër i tillë për segregacion”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close