BotëBotë.Portal

Rohani: Ushtarët evropianë mund të jenë në rrezik

Presidenti iranian, Hasan Rohani paralajmëroi sot se ushtarët evropianë në Lindjen e Afërt "mund të jenë në rrezik", pasi që tre shtete evropiane e sfiduan Teheranin për shkak të mosrespektimit të obligimeve nga marrëveshja bërthamore.

Teheran, 15 janar 2020 (MIA) – Presidenti iranian, Hasan Rohani paralajmëroi sot se ushtarët evropianë në Lindjen e Afërt “mund të jenë në rrezik”, pasi që tre shtete evropiane e sfiduan Teheranin për shkak të mosrespektimit të obligimeve nga marrëveshja bërthamore.

Deklaratat e presidentit iranian janë dhënë në mbledhje të Qeverisë dhe paraqesin kërcënim të parë të drejtpërdrejtë ndaj Evropës në momentin kur ekzistojnë tensione të mëdha mes Teheranit dhe Uashingtonit për shkak të tërheqjes së presidentit amerikan, Donald Tramp nga marrëveshja në maj të vitit 2018.

” Sot është në rrezik ushtari amerikan, nesër mund të jetë ushtari evropian në rrezik”, theksoi Rohani.

Forcat evropiane janë sistemuar së bashku me ato amerikanet në Irak dhe në Afganistan.

Franca ka bazë detare në Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, përderisa Britania e Madhe ka bazë në Bahrejn.

Rohani posaçërisht kritikoi fjalët “e pabaza” evropiane lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Irani shpresonte se Evropa do të ofronte mënyrë në të cilën Teherani do të mund ta shiste naftën e vet jashtë vendit, edhe përkundër sanksioneve amerikane. Megjithatë, mekanizmi për tregti nuk funksionoi.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani, Irani kumtoi se tashmë nuk do t’i përmbahet asnjë kufizimi nga marrëveshja bërthamore. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close