BotëBotë.Portal

Rohani nënshkroi: Pentagoni në listën e organizatave terroriste

Presidenti iranian, Hasan Rohani e nënshkroi sot amandamentin e ligjit, me të cilin Pentagoni është vënë në listën e organizatave terroriste.

Teheran, 13 janar 2020 (MIA) – Presidenti iranian, Hasan Rohani e nënshkroi sot amandamentin e ligjit, me të cilin Pentagoni është vënë në listën e organizatave terroriste.

Bëhet fjalë për amandament të ligjit të miratuar në Iran në prill të vitit të kaluar, me të cilin në listën e organizatave terroriste ndodhet Komanda qendrore e SHBA-së dhe Ministria amerikane e Mbrojtjes.

Tani në atë listë ndodhen të gjithë të punësuarit në Pentagon dhe të gjitha institucionet e lidhura me të.

Parlamenti iranian javën e kaluar e shpalli ushtrinë amerikane “organizatë terroriste” si përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Irak. Në mbledhjen e njejtë Parlamenti miratoi buxhet të rritur për njësinë speciale të gardës nacionale – Kuds, komandant i të cilës ishte Sulejmani. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close