BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rohani: Irani nuk do të pësojë dëm të madh për shkak të çmimit të naftës

Irani nuk do të pësojë dëme të mëdha si vendet tjera nga ulja e çmimeve të naftës për shkak të asaj që nuk varet nga vendet tjera kur bëhet fjalë për eksport të naftës së papërpunuar, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani.

Teheran, 22 prill 2020 (MIA) – Irani nuk do të pësojë dëme të mëdha si vendet tjera nga ulja e çmimeve të naftës për shkak të asaj që nuk varet nga vendet tjera kur bëhet fjalë për eksport të naftës së papërpunuar, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani.

“Do të jemi më pak të dëmtuar se vendet tjera për shkak të uljes së çmimit, sepse ekonomia jonë më pak mbështetet në eksportin e naftës”, theksoi Rohani.

Çmimet e naftës edhe sot vazhduan të ulen, ndërsa bursat luftojnë me rrjedhë të madhe të “arit të zi” për shkak të uljes së konsumit për të gjitha prodhimet e naftës për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia me Kovid-19. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close