BotëBotë.Portal

Rohani: Irani kurrë nuk do të negociojë me SHBA-në nën presion

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani sot deklaroi se vendi i tij nën presion kurrë nuk do të negociojë me SHBA-në

Teheran, 16 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Iranit, Hasan Rohani sot deklaroi se vendi i tij nën presion kurrë nuk do të negociojë me SHBA-në.

“Irani kurrë nuk do të negociojë nën presion .. Kurrë nuk do t’i dorëzohemi presionit amerikan dhe kurrë nuk do të negociojmë nga një pozicion i pafuqisë”, tha Rohan.

Ai shtoi se “presioni maksimal amerikan mbi Iranin është i dënuar në dështim”.

“Sigurimi i paqes dhe i stabilitetit në rajonin e ndjeshëm të Lindjes së Mesme dhe të Gjirit Persik është i pamundur pa ndihmën e Iranit”, tha Rohani. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close