BotëBotë.Portal

Rohani: Irani asnjëherë nuk do të zhvillojë armë bërthamore

- Irani asnjëherë nuk do të zhvillojë armë bërthamore, me ose pa marrëveshje bërthamore, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani, duke iu bërë thirrje shteteve evropiane që të mos e ndjekin Uashingtonin i cili e lëshoi këtë marrëveshje që nga viti 2015. 

Teheran, 22 janar 2020 (MIA) – Irani asnjëherë nuk do të zhvillojë armë bërthamore, me ose pa marrëveshje bërthamore, deklaroi sot presidenti iranian Hasan Rohani, duke iu bërë thirrje shteteve evropiane që të mos e ndjekin Uashingtonin i cili e lëshoi këtë marrëveshje që nga viti 2015.

“Asnjëherë nuk dëshiruam armë bërthamore. Ne as nuk do të tentojmë që ta zhvillojmë, me ose pa marrëveshje bërthamore. Fuqitë evropiane do të jenë përgjegjëse për pasojat e shkeljes së asaj marrëveshje”, tha Rohani.

Presidenti amerikan Donald Tramp në vitin 2018 e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore të cilën e arritën forcat botërore me Iranin. Teheranit i ishin vendosur kufizime të programit bërthamor në vitin 2015, në këmbim për heqjen e sanksioneve ekonomike.

Pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja dhe i ktheu sanksionet, Irani filloi t’i lëshojë obligimet e ndërmarra.

Rohani sot deklaroi se Teherani mbetet  i përkushtuar në marrëveshjen dhe mund t’i tërheqë hapat e tij të fundit nëse palët e tjera i përmbushin obligimet e saj.

Forcat evropiane i porositi që të mos e kopjojnë SHBA-në në lëshimin e marrëveshjes.

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania para pak kohësh e aktivizuan mekanizmin për zgjidhjen e kontesteve sipas marrëveshjes, sepse Teherani vazhdon që ta rrisë produktivitetin e tij të uraniumit të pasuruar.

Kjo mund të sjellë vendosjen e sërishme të sanksioneve të KB-së, të hequra me marrëveshjen, por tri shtete evropiane thonë se dëshirojnë që ajo të mbahet. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close