0_Magazinë.PortalUdhëtime

Robotë që vetë i parkojnë automobilat

Një prej aeroporteve të Londrës së shpejti do të bëhet me robotë për parkim, të aftë që vetë t'i vendosin automobilat në vendet e lira.

Londër, 18 shkurt 2019 (MIA) – Një prej aeroporteve të Londrës së shpejti do të bëhet me robotë për parkim, të aftë që vetë t’i vendosin automobilat në vendet e lira.

Principi është i tillë që roboti Sten ndalet para automjetit, e ngre me levë mbi tokë dhe e vendosë në atë vend të parkingut i cili nuk është i zënë. Në këtë mënyrë, vozitësi del para parkimit, ndërsa dera nuk duhet të hapet.

Kështu, parkingu i aeroportit Hitrou, ku më parë ka pasur 170 vende, tani mund të zë 270 automobila.

Në mënyrë plotësuese, robotët kanë informata për fluturimet dhe aterimet, prandaj e “dinë” kur t’i përgatitin në kohë automobilat për udhëtarët të cilët arrijnë. aa/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close