BotëBotë.Portal

Robert Vud: Shpërblimi për vrasjen e Trampit është ofertë qesharake

Oferta e deputetit iranian për shpërblim prej tre milionë dollarë amerikanë për atë që do ta vrasë presidentin amerikan Donald Tramp është qesharake, deklaroi sot përfaqësuesi amerikan në negociatat për çarmatim, Robert Vud.

Gjenevë, 21 janar 2020 (MIA) – Oferta e deputetit iranian për shpërblim prej tre milionë dollarë amerikanë për atë që do ta vrasë presidentin amerikan Donald Tramp është qesharake, deklaroi sot përfaqësuesi amerikan në negociatat për çarmatim, Robert Vud.

Sipas tij, deklarata “tregon për bazën terroriste të qeverisë iraniane”.

“Kjo është thjesht qesharake, por jep kuptim të bazave terroriste të këtij regjimi që duhet të ndryshojë sjelljen e vet”, u shpreh Vud para gazetarëve në Gjenevë.

Deputeti iranian, Ahmad Hamzeh në seancë parlamentare ka ofruar shpërblim prej tre milion dollarë “për atë që do ta vrasë presidentin amerikan Donald Tramp”. Hamzeh ofroi çmimin “në emër të njerëzve nga provinca e Kermanit”, por nuk specifikoi nëse vendimi për të kërcënuar presidentin amerikan ishte marrë nga udhëheqësit fetarë iranianë.

Kerman është vendlindja e Kasem Sulejmanit, i cili u vra më 3 janar në një sulm ajror me dron amerikan në afërsi të Bagdadit. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close