0_Sport,PortalFutboll

Roben: Ndoshta asnjëherë më nuk do ta vesh fanellën e Bajernit

Lojtari i Baern Munihut, Arien Roben është i brengosur se me siguri më nuk do ta veshë fanellën bavareze në ndeshjen zyrtare.

Munih, 11 prill 2019 (MIA) – Lojtari i Baern Munihut, Arien Roben është i brengosur se me siguri më nuk do ta veshë fanellën bavareze në ndeshjen zyrtare.

Roben është jashtë terrenit nga nëntori kur për herë të fundit ka luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës dhe i shënoi dy gola për fitore me 5:1. Holandezi e trajtoi lëndimin dhe me siguri nuk do të rikuperohet deri në fund të sezonit kur skadon kontrata e tij me Baernin.

“Mendoj se më nuk do të mund të luaj përsëri për Baernin. Kjo është pak dëshpëruese, pasi nuk është e qartë se si është lëndimi në të vërtetë. Ka interesim prej klubeve për sezonin e ardhshëm por fillimisht dua të vazhdojë me trajnimet ndërsa më pas të vendos se ku do të shkoj”, tha 35-vjeçari Roben për “Skaj Sports”. shk/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close