0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëTemë

Ristevska Jordanova për MIA: Dosje e pastër, para së gjithash institucione funksionale demokratike për fillim të pastër të bisedimeve

– Sipas paralajmërimeve të diplomatëve evropianë, Draft korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut duhet të prezantohet nga BE-ja në disa ditët e ardhshme. Kjo është e para që miratohet me metodologjinë e re të bisedimeve. Draft versioni do t’u prezantohet vendeve anëtare, të cilat më pas do ta finalizojnë dokumentin, ndërsa ky version final do të jetë pozicioni i BE-së për bisedimet.

Shkup, 14 qershor 2020 (MIA) – Sipas paralajmërimeve të diplomatëve evropianë, Draft korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut duhet të prezantohet nga BE-ja në disa ditët e ardhshme. Kjo është e para që miratohet me metodologjinë e re të bisedimeve. Draft versioni do t’u prezantohet vendeve anëtare, të cilat më pas do ta finalizojnë dokumentin, ndërsa ky version final do të jetë pozicioni i BE-së për bisedimet.

Edhe eurokomesari për zgjerim Oliver Varheji edhe euroambasadori në vend Samuel Zhbogar të premten konfirmuan se në disa ditët e ardhshme do të prezantohet draft versioni i Kornizës së bisedimeve për vendin, që do të jetë një hap para në fazën e radhës të bisedimeve tona.

Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti i Politikës Evropiane (IPE) gjatë bisedës për MIA-n shprehet se kornizat e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të parat sipas metodologjisë së re dhe do të jenë më të ndërlikuara sesa ato paraprake. Ajo bën krahasimin me Kornizën e bisedimeve që duhet të miratohet për vendin tonë dhe përvojat me vendet tjera të rajonit.

– Edhe Serbia edhe Mali i Zi morën datë për fillimin e bisedimeve njëherësh me vendimin për fillimin e bisedimeve. Në rastin e Malit të Zi, Këshilli e angazhoi Komisionin të përpilojë kornizë të bisedimeve ende para se të marrë vendim formal për fillim dhe për datën e bisedimeve, kështu që në qershor të vitit 2012 njëherësh u morën vendimet, u miratua Korniza e bisedimeve (e propozuar tre muaj më parë) dhe u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. Në rastin e Serbisë nga vendimi i marrë për fillimin e bisedimeve dhe datës (qershor 2013) kalojnë diku gjashtë muaj deri në miratimin e kornizës së bisedimeve (dhjetor 2013) dhe fillim të bisedimeve (janar 2014). Mirëpo, te Serbia dhe Mali i Zi më shumë vëmendje tërheqin kushtet tjera që duhej t’i përmbushin (përparim në luftën kundër krimit të organizuar, gjegjësisht marrëdhëniet me Kosovën). Edhe në rastin e Kroacisë në vitin 2005 procesi i miratimit u zvarrit jo për shkak të vetë harmonizimit të Kornizës së bisedimeve, por para së gjithash për shkak të kushteve të tjera (problemet në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës), shprehet Ristevska Jordanova.

Ajo shton se përkundër faktit që në rastin e Serbisë kishte tentime të fqinjëve për disa kushtëzime, ato nuk ishin të intensitetit të tillë për të ndikuar rëndësishëm në kornizën e bisedimeve.

Korniza e bisedimeve dhe zbatimi i Marrëveshjes me Bullgarinë

Lidhur me këtë zbatimi i Marrëveshjes me Bullgarinë të jetë i përfshirë në Kornizën e bisedimeve, Ristevska Jordanova shprehet se në  e publikuar para do kohë të politikës për këtë çështje, në Institutin e Politikës Evropiane, i kanë analizuar hollësisht kërkesat bullgare përballë fjalës së Marrëveshjes dhe parimet e strategjisë së te për zgjerimin dhe pasojat e mundshme të tyre.

– Është reale të pritet në Kornizës e bisedimeve të jetë i përfshirë edhe zbatimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, meqë shtetet anëtare i dhanë rëndësi kësaj Marrëveshjeje, ndërsa Bullgaria insiston që të përfshihet zbatimi i Marrëveshjes. Por, problemi nuk është në vetë vendosjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si kusht për procesin aderues, ndaj as në përfshirjen e qartë të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Problemi qëndron në atë se qëndrimet që i mori Bullgaria dhe i prezantoi në BE janë interpretimi i shtrembëruar i saj i Marrëveshjes, por edhe shtimi i kërkesave dukshëm ekstreme për të cilat nuk ka kurrfarë baze në Marrëveshjen, shprehet Ristevska Jordanova për MIA-n.

Sipas saj, Bullgaria e përdorë pozicionin e saj të privilegjuar si anëtare e BE-së që t’i imponojë Maqedonisë së Veriut zbatimin e Marrëveshjes “sipas masës së saj”, që bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me qëllimin dhe thelbin e vetë Marrëveshjes për miqësi.

– Ajo që është edhe më problematike, kërkesat bullgare të shprehura në pozicionet e tyre, bien ndesh me Marrëveshjen e Prespës. Krahas kësaj, aspekt problematik është se disa nga kërkesat bullgare i komprometojnë parimet nga Klasteri “Themele” që kanë të bëjnë me institucionet demokratike, jurisprudencën dhe të drejtat themelore, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, siç shprehet, duhet marrë parasysh se presidenti Stevo Pendarovski tashmë i vizatoi vijat tona të kuqe duke paralajmëruar se nuk ka kompromis rreth çështjeve të identitetit.

– Por, ndonëse ne do të jemi të konsultuar, nuk kemi votë për Kornizë të bisedimeve. Është shumë e rëndësishme se cili do të jetë propozimi fillestar i Komisionit, që do të duhej të jetë i përmbajtur në raport me kërkesat bullgare. Është veçanërisht i rëndësishëm implementimi i Marrëveshjes që të mos jetë në kapitullin e posaçëm 35 “Çështje të tjera”, që ka peshë specifike. Për shkak të gjithë kësaj – po, konsiderojmë se kërkesat e Bullgarisë mund të vështirësojnë rrugën tonë drejt BE-së, po madje edhe të përballemi me veto. Do të ishte më lehtë nëse Bullgaria mbetet e izoluar në kërkesat e saj. Megjithatë, ekziston rreziku që ndonjë/disa nga vendet tjera anëtare që nuk janë entuziastë për zgjerimin këtë ta shfrytëzojnë për kontestimin e procesit të zgjerimit, shprehet Ristevska Jordanova për MIA-n.

Pritje për konferencën e parë ndërqeveritare në vjeshtë dhe ndikimi i zgjedhjeve te ne

Në pyetjen nëse do të respektohet afati ë e përmendin diplomatët maqedonas dhe evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në vjeshtë, Ristevska Jordanova thekson se kjo varet nga procesi i harmonizimit të kornizës së bisedimeve, por edhe nga kushtet e vetë Bashkimit, që ka prioritete të rëndësishme në disa muajt e ardhshëm – lufta me pasojat e pandemisë, miratimi i buxhetit të Bashkimit (Perspektivë financiare) për 7 vitet e ardhshme, mirëpo edhe nga zhvillimi i ngjarjeve te ne.

– Është pozitive që Gjermania kryeson në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithatë mendoj se nuk duhet të kemi pritet tepër të mëdha dhe të ofertojmë me çdo hap të ardhshëm në procesin e aderimit – ndërsa hapa të tillë do të ketë shumë, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, lidhur me atë nëse konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimi i bisedimeve do të varej nga procesi i zgjedhjeve, ajo thekson se gjithçka që do të ndodhë në vend do të ketë ndikim, e gjithsesi – zgjedhjet.

– Nëse nuk kemi dosje të pastër, siç kishim deri tani, shumë më i lehtë do të jetë ngadalësimi i procesit. Dosje e pastër fillimisht do të thotë institucione funksionale të demokracisë parlamentare, që gjithsesi është më e rëndësishme edhe për vetë neve, vlerëson Ristevska Jordanova.

Gatishmëria e kapaciteteve administrative-teknike për bisedime, në cilët kapituj do të kemi vështirësi

Lidhur me gatishmërinë e administratës për bisedime, Ristevska Jordanova për MIA-n bën të ditur se kemi potencial, kemi resurse, kemi përvojë të përvetësuar, por se kapaciteti administrativo-teknik nuk përkon me to.

– Ajo që mungon është qartë udhëheqja politike në procesin, kapaciteti më i lartë për koordinimin e politikave dhe përgjegjësive të institucioneve kompetente. Modeli ekzistues për koordinimin e bisedimeve është tepër i ndërlikuar dhe duhet doemos të thjeshtësohet. Për vetë zhvillimin teknik të bisedimeve gjithsesi se ka kapacitet. Ajo që mungon është strategjia e qartë se si t’i marrin të drejtën dhe politikat e BE-së, me cilat prioritete dhe resurse. Ne duhet të pushojmë së foluri për “detyrë të dhënë shtëpiake”. Po, detyra duhet të mbarohet në masë të madhe në shtëpi, por ne duhet doemos të përpilojmë vetë se si do ta realizojmë këtë.

Lidhur me atë se cili kapitull është më i vështirë për bisedime, Ristevska Jordanova për MIA-n shprehet se ndonëse secili kapitull është i vështirë në mënyrë të veçantë, për ne sfidë më e madhe do të jetë Klasteri “Themele”, ku sipas strategjisë së re, krahas kapitujve 23 “Jurisprudencë dhe të drejta themelore” dhe 24 “Të drejta, liri dhe siguri” janë shtuar edhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike dhe kritereve ekonomike, ndërsa përmban edhe tre kapituj ekzistues.

– Fushat e sapo dhëna  “institucione demokratike” dhe “administratë publike”, për të cilat nuk ka “drejtë të ngurtë” të BE-së do të jen sfidë, meqë ka standarde ndërkombëtare, gjegjësisht evropiane, por nuk është recetë se si t’i arrini. Dhe pikërisht në këto fusha do të jetë shumë e rëndësishme që Maqedonia të tregojë kapacitet. Pse nuk do ta kishim krijuar, nëse prej vitit 1995 jemi anëtare e Këshillit të Evropës, në kuadër të të cilit krijohen një pjesë e madhe e standardeve në këto fusha? Të mos flasim për kornizën më të gjerë – OKB, etj. Ajo që gjithsesi nuk guxon t’ia lejojmë vetes është regresi, siç e kishim në kapitujt 23 dhe 24, në të cilat në atë kohë (deri në liberalizimin e vizave në vitin 2009) kryesonim në rajon, tha Ristevska Jordanova.

Sipas saj, në aspektin teknik kapitull shumë i vështirë është 27-ta “Mjedisi jetësor”, Kapitulli 12 “Siguri e ushqimit”, por, siç shprehet, Maqedonia në këtë fushë është më përpara se vendet tjera në rajon dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

– Për ne mund të jetë problematik edhe Kapitulli 7 “Pronësi intelektuale”, për shkak të çështjeve ende të hapura me Greqinë. Kapitujt 25 „Shkencë dhe hulumtim“ dhe 26 „Arsim dhe kulturë“ vlejnë për të lehta, por nëse Bullgaria vendosë kushte të posaçme siç paralajmëron Pozicioni i saj kornizë – do të jenë të vështirë, shprehet Ristevska Jordanova nga Instituti i Politikës Evropiane në bisedën për MIA-n.

Konstaton se në përgjithësi, na pret një proces i gjatë dhe i vështirë dhe duhet të armatosemi me vendosmëri, durim, urtësi dhe dituri për ta kaluar, duke mbajtur llogari për interesat tonë kombëtarë.

Neda Dimova Prokiq

 

Back to top button
Close
Close