BotëBotë.Portal

Rio do t’i hapë plazhet kur të gjendet vaksina kundër koronavirusit

Plazhet e njohura në Rio de Zhanejro zyrtarisht do të hapen për notuesit atëherë kur të gjendet vaksina kundër koronavirusit, deklaroi prefekti Marselo Krivela.

Rio de Zhanejro, 10 korrik 2020 (MIA) – Plazhet e njohura në Rio de Zhanejro zyrtarisht do të hapen për notuesit atëherë kur të gjendet vaksina kundër koronavirusit, deklaroi prefekti Marselo Krivela.

Për momentin, plazhet në Rio janë të hapura për stërvitje dhe sporte në ujë, edhe pse në disa fundjavat e fundit rregullat shpesh janë shkelur.

Shumica nuk mbajnë maska dhe i shkelin rergullat për distancë fizike.

Atje ku nuk mbahen maska, qëllimi është të kthehemi kur të ketë vaksinë apo kur infektimi do të shënojë zero”, tha Krivela.

Sipas tij, maskat nuk mbahen në plazh dhe niveli i infektimit po rritet.

Brazili është vendi i dytë më i goditur nga pandemia e koronavirusit pas SHBA-së dhe ka mbi 1,7 milionë të infektuar. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close