0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Rikardo ka nënshkruar për Meklaren

Piloti i Renos, Daniel Rikardo do ta vazhdojë karrierën në Meklaren. Sipas "Motosport-Total" duke iu referuar burimeve të saj , Rikardo ka nënshkruar marrëveshje me ekipin britanik nga kampionati Formula 1 dhe do ta zëvendësojë Karlos Sainc në vitin 2021.

Berlin, 14 maj 2020 (MIA) – Piloti i Renos, Daniel Rikardo do ta vazhdojë karrierën në Meklaren. Sipas “Motosport-Total” duke iu referuar burimeve të saj , Rikardo ka nënshkruar marrëveshje me ekipin britanik nga kampionati Formula 1 dhe do ta zëvendësojë Karlos Sainc në vitin 2021.

Disa burime paraprakisht publikuan për transfer të mundshëm të Sebastian Fetel në Meklaren, por këto informacione me siguri nuk kanë qenë të vërteta.

Sipas edicionit gjerman, dje paradite, Rikardo e ka informuar kryesinë e Renos se nuk do ta ripërtërijë marrëveshjen me ekipin, i cili skadon nga fundi i vitit.

Pritet që transferimi në Meklaren të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close