EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Restorantet, baret, bistror dhe kafenetë do të hapen më 2 qershor në Francë

Restorantet, baret, bistror dhe kafenetë, pas më shumë se dy muajve për shkak të epidemisë me Kovid-19, do të mund sërish të hapen duke filluar nga 2 qershori nëpër tërë Francën, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 28 maj 2020 (MIA) – Restorantet, baret, bistror dhe kafenetë, pas më shumë se dy muajve për shkak të epidemisë me Kovid-19, do të mund sërish të hapen duke filluar nga 2 qershori nëpër tërë Francën, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Këtë vendim e kumtoi kryeministri Eduard Filip.

“Dalja nga izolimi do të na mundësojë të vazhdojmë me pothuajse jetë normale”, ka thënë ai.

Në Paris dhe rajonin e Parisit do të hapen vetëm tarracat e të gjitha objekteve hotelierike, duke e pasur parasysh se rajoni është një prej më të prekurve me virus.

Hapja e sërishme duhet të kryhet në kushte të ashpra sanitare. Distanca prej një metër duhet të jetë e obligueshme mes klientëve. Në një tavolinë mund të ulen të paktën 10 persona. Çdo tavolinë duhet ta shërbejë një anëtar i personelit, i cili duhet t’i pastrojë duart në çdo 30 minuta ose të mbajë doreza.

Hotelierët do të duhet të favorizojnë meny në format digjital. Nëse duhet të prekin letër, klientët do të duhet t’i dezinfektojnë duart e tyre në fund të porosisë.

Distanca të sigurta, gjithashtu, duhet të respektojnë në radhët për shkuarje të tualet. tg/fb/

Back to top button
Close
Close