BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Republika Serbe me veto për vendimin për vizitën e Gjukanoviqit në BeH

- Asambleja Popullore e Republikës Serbe sot në mëngjes e mbështeti vendimin e anëtarit serb të Presidencës së BeH Milodrag Dodik që t'i vendosë veto thirrjes së dy anëtarëve të tjerë të Presidencës (Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq) të dërguar deri te presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq që ta vizitojë BeH në fillim të marsit.

Banja Llukë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Asambleja Popullore e Republikës Serbe sot në mëngjes e mbështeti vendimin e anëtarit serb të Presidencës së BeH Milodrag Dodik që t’i vendosë veto thirrjes së dy anëtarëve të tjerë të Presidencës (Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq) të dërguar deri te presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq që ta vizitojë BeH në fillim të marsit.

“Nuk është momenti që të vijë Millo Gjukanoviqi për vizitë zyrtare në BeH dhe mendoj se pas kësaj qëndron secili serb dhe ortodoks”, deklaroi Dodik dje, para votimit të sotëm në Asamblenë Popullore. “Vlerësoj se ajo vizitë duhet të anulohet dhe ajo çështje përsëri të aktivizohet pas qetësimit të situatës në Mal të Zi… Vlerësoj se kur përkeqësohen të drejtat nacionale serbe që kanë lidhje me Kishën Ortodokse Serbe dhe identitetin e saj në Mal të Zi nuk është momenti më i mirë që Gjykanoviqit t’i jepet skenë mediatike dhe politike në Sarajevën politike”, tha Dodik.

Pas seancës maratonike, dhjetorëshe në Banja Llukë, sot në mëngjes në orën pesë vendimi për veto ishte miratuar me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 56 deputetë ishin “për”, ndërsa askush nuk ishte kundër ose i përmbajtur.

Deputetët, gjithashtu, miratuan përfundimin në të cilin theksohet se Marrëveshja për statusin e BeH dhe BE-së për veprim të Frontesk në pjesën më të madhe nuk është kontestuese për Republikën Serbe, por për RS është e papranueshme që të miratohet pa lejen dhe pjesëmarrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Në një përfundim tjetër theksohet se obligohet anëtari serb i Presidencës së BeH të fillojë iniciativë të re dhe negociata për arritjen e Marrëveshjes për statusin mes Bosnjes dhe Hercegovinës dhe BE-së për veprim të Fronteks në BeH, me mendim të detyrueshëm dhe qëndrime të organeve kompetente të RS-së. fc/

Back to top button
Close
Close