BotëBotë.Portal

Reporterë pa kufij e dënoi arrestimin e redaktores egjiptiane

Organizata ndërkombëtare për mediume "Reporterë pa kufij" sot e dënoi arrestimin  e Nora Junis, redaktore  e një mediumi të pavarur në Egipt dhe u bëri thirrje autoriteteve të vendit ta lirojnë menjëherë  dhe t'i hedhin poshtë të gjitha akuzat.

Kajro, 25 qershor 2020 (MIA) – Organizata ndërkombëtare për mediume “Reporterë pa kufij” sot e dënoi arrestimin  e Nora Junis, redaktore  e një mediumi të pavarur në Egipt dhe u bëri thirrje autoriteteve të vendit ta lirojnë menjëherë  dhe t’i hedhin poshtë të gjitha akuzat.

Nora Junis, redaktore e ueb faqes Al-Manas, ishte arrestuar dje prejse  forcat e sigurisë  kanë bastisur  në zyrën e saj në Kajro.

“Ajo ishte akuzuar për  udhëheqje të ueb faqes pa leje pune”, kumtoi Al-Manas.

“Me vonesat e vazhdueshme administrative, autoritetet parandaluan  Al-Manas të legalizohet, për shkak se mungon  leje zyrtare për punë, që është arsye për procedurën gjyqësore”, theksoi “Reporterë pa kufij”.

Ata u bënë thirrje autoriteteve egjiptiane të ndalen me  ndjekjen e mediumeve të pavarura.

Në Egjipt  mediumet duhet të kenë licencë për punë, por mosdhënia e  lejeve shpesh herë  përdoret si justifikim për heshtje të mediumeve që e kritikojnë pushtetin. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close