EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Reno do të shkurtojë 15,000 vende pune, midis të cilave 4600 në Francë

Grupi francez i automobilave Reno, i cili është në vështirësi financiare, paralajmëroi plan për kursim prej dy miliardë eurosh në tre vitet e ardhshme dhe shkurtim të 15,000 vendeve të punës, nga të cilat 4600 në Francë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 29 maj 2020 (MIA) – Grupi francez i automobilave Reno, i cili është në vështirësi financiare, paralajmëroi plan për kursim prej dy miliardë eurosh në tre vitet e ardhshme dhe shkurtim të 15,000 vendeve të punës, nga të cilat 4600 në Francë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Reno punëson gjithsej 48,000 njerëz. Kompania nuk do të ketë largime direkte nga puna, gjegjësisht do të ketë ridrejtim, lëvizje të brendshme ose largim vullnetar.

Në total grupi Reno, që përfshin katër marka të tjera përveç Renos, Alpin, Dacia, Lada dhe Samsung Motors, parashikon një ulje prej tetë për qind në efektivet e saj në botë.

Sindikata CFDT, sindikata e dytë në grupin Reno, këtë mëngjes akuzoi se plani paraqet “kolaps shoqëror dhe deindustrializim”, duke kërcënuar se do t’i përdor të gjitha mjetet për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.  ls/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close