0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Reno do të mbetet në Formula 1 edhe krahas problemeve ekonomike

Klotillda Dellbo, u.d drejtor i përgjithshëm i Renos, kumtoi se prodhuesi i makinave nuk do ta heqë ekipin e Formula 1.

Paris, 29 maj 2020 (MIA) – Klotillda Dellbo, u.d drejtor i përgjithshëm i Renos, kumtoi se prodhuesi i makinave nuk do ta heqë ekipin e Formula 1.

Më parë, korporata njoftoi planin për kursim që përfshin shkurtimin e rreth 15.000 vendeve të punës në të gjithë botën, nga të cilat 4,6 mijë vende pune do të shkurtohen në Francë.

“Ne konfirmojmë që mbetemi të përkushtuar ndaj Formula 1. Shpallja për kufirin e ri të kostos në këtë konkurs është shumë e dobishme për ne, sepse duhet të investojmë më pak në këtë fushë se sa disa nga konkurrentët tanë që harxhojnë shumë para”, deklaroi Delbo.

Formula 1, paraprakisht ka njoftuar se duke filluar nga viti 2021, kufiri i kostos për ekipet do të vendoset në rreth 145 milion dollarë, me ulje të mëtejshme në vitet e ardhshme. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close