EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Rënie të ekonomisë franceze prej 5,3 për qind në tremujorin e parë, rënie më e madhe tremujore që nga viti 1968

Ekonomia franceze ka rënë për 5,3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 nga tremujori paraprak si rezultat i mbylljes së ekonomisë së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, sipas të dhënave të sotme nga Agjencia Shtetërore e Statistikave INSEE.

Paris, 29 maj 2020 (MIA) – Ekonomia franceze ka rënë për 5,3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 nga tremujori paraprak si rezultat i mbylljes së ekonomisë së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, sipas të dhënave të sotme nga Agjencia Shtetërore e Statistikave INSEE.

Ky tregues është më i vogël se të dhënat fillestare të INSEE, kur u vlerësua se rënia e produktit të brendshëm bruto në tre muajt e parë ishte 5,8 për qind.

Kjo është rënia më e madhe tremujore e Francës që nga viti 1968, kur vendi u përfshi në trazira civile, protesta masive studentësh dhe greva të përgjithshme.

Pasi ekonomia franceze shënoi rënie prej 0,1 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kjo do të thotë se vendi ka hyrë në recesion teknik, i cili ndodh me rënie të BPV-së në dy tremujor të vijues. bs/

Back to top button
Close
Close