BotëBotë.Portal

Rënie më e keqe e ekonomisë kanadeze nga viti 2009

Ekonomia kanadeze ka shënuar rënie prej 8.2 përqindëve në tremujorin e parë, që është rënia më e madhe që nga kriza financiare e vitit 2009.

Otavë, 30 maj 2020 (MIA) – Ekonomia kanadeze ka shënuar rënie prej 8.2 përqindëve në tremujorin e parë, që është rënia më e madhe që nga kriza financiare e vitit 2009.

Bruto prodhimi i brendshëm në nivel vjetor ka rënë për 8.2 për qind në tre muajt e parë të vitit, publikoi Agjencia kanadeze e statistikave.

Ekonomistët pritën një rënie prej 10 përqindëve. Agjencia ​​gjithashtu publikoi vlerësime fillestare për muajin prill, të cilat tregojnë një rënie të prodhimit prej 11 përqindëve, që është më keq në krahasim me rënien prej 7.2 për qind në mars, kur u vendosën masa kufizuese për herë të parë nga mesi i muajit për shkak të koronavirusit.

Sado të këqija të jenë, të dhënat janë më të mira sesa pritej dhe sugjerojnë që Kanadaja mund t’i shmangë skenaret më të këqija falë fluksit të transferimeve qeveritare në ekonomi.

Edhe pse qindra mijëra Kanadezë humbën punët e tyre në tremujorin e parë, të ardhurat e disponueshme të familjeve u rritën, që është pasqyrë e rritjes së transferimeve qeveritare. Kanadezët nuk e kanë shpenzuar ndihmën shtetërore, por u përqendruan drejt kursimit.

Për shkak të mbylljes së shkollave dhe shkurtimit të administratës publike, shpenzimet publike kanë qenë më të dobëta, që paraqet rënie prej 3.8 përqindëve në nivel vjetor, më e madhe që nga viti 2013.

Eksporti gjithashtu ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë, dhe ka shënuar rënie prej 11.3 përqindëve, por kjo humbje u zbut në masë të madhe me rënie të njëkohshme të importit prej 10.7 përqindëve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close