BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rënie e çmimit të naftës

Çmimi i naftës në bursat botërore është në rënie për shkak të mospajtimeve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Rusisë. Riadi paralajmëroi rritjen e prodhimtarisë së naftës në prill në 12,3 milionë barelë në dit, ndërsa dje edhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur se do ta rrisin prodhimtarinë e naftës nga muaji i ardhshëm.

Nju-Jork, 12 mars 2020 (MIA) – Çmimi i naftës në bursat botërore është në rënie për shkak të mospajtimeve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Rusisë. Riadi paralajmëroi rritjen e prodhimtarisë së naftës në prill në 12,3 milionë barelë në dit, ndërsa dje edhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur se do ta rrisin prodhimtarinë e naftës nga muaji i ardhshëm.

Nafta amerikane WTI shënon rënie prej 5,4 për qind dhe po tregtohet për 31,47 dollarë për një barel, përderisa çmimi i naftës amerikanoveriore “brent” u ul për 5,7 për qind dhe po shitet për 34,24 dollarë për barel.

Përderisa vlera e valutës amerikane u ul në raport me jenin japonez dhe frankun zviceran. Vlera e dollarit u ul për 0,8 për qind në 103,66 jenë, përderisa në raport me frankun zviceran shënoi rënie prej 0,3 për qind në 0,9344 frankë.

Euroja tregtohej për 1,1292 dollarë, që domethënë rritje prej 0,2 për qind, përderisa funti britanik u ul në 1,2807 dollarë, që është niveli më i ulët këtë javë.

Në bursat rritje shënoi çmimi i arit për 0,1 për qind dhe një unc vlen 1.636 dollarë, por është dukshëm më pak nga e hëna kur një uncë ari shitej mbi 1.700 dollarë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close