BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rënie e çmimit të naftës

Çmimi i naftës sot shënoi rënie  nëpër citimet mediatike se OPEK  plus duhet ta zgjidh problemin me  ofertën e tepërt  ditore  prej mbi dy milion barela dhe pas lajmit se në SHBA  papritur është rritur numri i  kërkesave për ndihmë shtetërore për shkak të papunësisë, që lajmëron  ripërtëritje të ngadalshme të ekonomisë.

Londër, 20 gusht 2020 (MIA) – Çmimi i naftës sot shënoi rënie  nëpër citimet mediatike se OPEK  plus duhet ta zgjidh problemin me  ofertën e tepërt  ditore  prej mbi dy milion barela dhe pas lajmit se në SHBA  papritur është rritur numri i  kërkesave për ndihmë shtetërore për shkak të papunësisë, që lajmëron  ripërtëritje të ngadalshme të ekonomisë.

Çmimi i naftës veriore detare Brent u zvogëlua për 1,24 dollarë ose për 2,7 për qind  dhe  një barel naftë është tregtuar  për 44,13 dollarë, ndërsa çmimi i VTI naftës amerikane shënoi rënie prej 1,31 dollarë ose për 3,0 për qind dhe është tregtuar për 41,62 dollarë për barel.

Analistët citojnë se rritja e  vlerës së dollarit amerikan, që e bën naftën më të shtrenjtë për blerësit të cilët posedojnë  valuta tjera,  gjithashtu ka kryer presion  mbi çmimin e “arit të zi”. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close