BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rënie e çmimit të naftës

Çmimet e naftës sot shënuan rënie për shkak të frikës nga vala e re e Kovid-19 dhe ashpërsimi i masave për numrin më të madh të vendeve, që mund të sjellë deri te kërkesa e zvogëluar për këtë energjens.

Londër, 4 gusht 2020 (MIA) – Çmimet e naftës sot shënuan rënie për shkak të frikës nga vala e re e Kovid-19 dhe ashpërsimi i masave për numrin më të madh të vendeve, që mund të sjellë deri te kërkesa e zvogëluar për këtë energjens.

Çmimi i fjuçersit të VTI naftës amerikane u zvogëlua për 68 centë ose për 1,7 për qind dhe  tregtohej për 40,33 dollarë për barelë,  ndërsa nafta Brent shënoi rënie prej 72 për qind ose 1,7 për qind dhe një barelë është shitur për 43,43 dollarë.

Çmimi i VTI dhe i Brent naftës dje u rrit  për 1,8 për qind përkatësisht për 1,5 për qind të nxitura nga aktiviteti amerikan në Azi, Evropë dhe SHBA.

Edhe krahas rënies eventuale të kërkesës për naftë, Organizata e vendeve eksportuese  të naftës (OPEK) dhe aleatët e saj përkatësisht OPEK Plus, duke e përfshirë edhe Rusinë paralajmëruan  se këtë muaj do ta rrisin prodhimtarinë për rreth 1,5 milion barela në ditë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close