0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Rëndësia e masave distancuese fizike të paraqitura në shembullin e vendeve nordike

Përditësimet ditore të grafikëve që ilustrojnë shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga Kovid-19 ndihmojnë ekspertët të kuptojnë përhapjen e virusit dhe mënyrën se si mund të parandalohet përhapja.

10 prill 2020

Gjeografia Kombëtare – Uashington

Përditësimet ditore të grafikëve që ilustrojnë shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga Kovid-19 ndihmojnë ekspertët të kuptojnë përhapjen e virusit dhe mënyrën se si mund të parandalohet përhapja. Sidoqoftë, kur krahasojmë vendet e ndryshme si Koreja e Jugut, Kina, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundimi është se përhapja e virusit ndikohet nga një sërë faktorësh, tha Pol Franks, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Universitetin Lund për “The Conversation”.

Këto vende ndryshojnë në shumë mënyra të rëndësishme, duke përfshirë demografinë, bindjen qytetare, dendësinë e popullsisë, modelet e ndërveprimit shoqëror, cilësinë e ajrit dhe gjenetikën. Për shembull, rajone ku jetojnë njerëz të moshuar, si në Itali, kanë më shumë vdekje sesa në vendet e tjera. Dhe shoqëritë evropiane me siguri nuk do të pranojnë kurrë masa drakoniane, siç janë ato të aplikuara në Kinë dhe në Korenë e Jugut, tha Franks.

Prandaj, nga një këndvështrim shkencor, dhe në mungesë të modeleve më të mira, mbase shembulli më i mirë i krahasimit të efektivitetit të masave janë vendet nordike Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda, të cilat janë të ngjashme nga ana kulturore, ekonomike dhe gjeografike por zbatojnë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Edhe pse është ende herët për të dhënë përgjigje përfundimtare se cilat masa funksionojnë më mirë, tashmë mund të nxirren disa përfundime interesante.

Qasja suedeze ndryshon nga qasja e praktikuar nga fqinjët e saj. Suedia ka vendosur përgjegjësinë në duart e qytetarëve të saj, duke i këshilluar ata të sillen me përgjegjësi. Pavarësisht nga gjendja në botë, kafenetë, në Suedi punojnë, kafenetë, restorantet dhe shkollat dhe qytetarët janë duke shijuar shëtitjet në parqe.

Për dallim nga suedezët, fqinjët e tyre nga ana kulturorë të ngjashëm, kanë marrë masa shumë më të rrepta. Në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, shkollat u mbyllën disa javë më parë dhe qarkullimi është kufizuar rreptësisht.

Çfarë tregon studimi?

Hulumtimi i kryer nga ekspertë kryesorë britanikë ka treguar se: që nga 28 marsi, shkalla e përhapjes së koronavirusit në Suedi ishte 2.47 për qind, në Norvegji 0.97 për qind, dhe në Danimarkë rreth një për qind.

Edhe pse është shumë herët për të parë një efekt të qartë në shkallën e vdekshmërisë, deri më 1 prill, vdekjet nga virusi Kovid-19 në Suedi ishin 24 për një million banorë, ndërsa në Norvegji, tetë për një milion banorë. Finlanda ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë tre në një milion banorë.

 

Shpejtësia me të cilën përhapet virusi është e rëndësishme, sepse sa më shumë njerëz të infektohen në të njëjtën kohë, aq më pak ka të ngjarë që spitalet të jenë në gjendje ta përballojnë atë. Qëllimi kryesor në luftën kundër epidemisë është zvogëlimi i numrit të pranimeve ditore të pacientëve në spitale, në mënyrë që të ruhet një sistem shëndetësor funksional.

Për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor, vendet nordike kanë llogaritur kapacitetet e tyre, dhe rezultatet tregojnë se barra për spitalet do të jetë e njëjtë në të gjitha vendet, në 528 deri në 544 vdekje për një milion banorë.

Sa i përket vendeve që kanë marrë masa drastike dhe në këtë mënyrë “e shtyjnë ” epideminë, ekziston frika se në Suedi, për shkak të masave të lirshme, do të ketë një numër të madh të pacientëve dhe vdekjeve brenda disa javësh, dhe sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close