BallkanBallkan.Portal

Regjistrohen shtatë raste të reja me vdekje nga gripi sezonal në Greqi

Nga fillimi i sezonit, gjegjësisht nga tetori i vitit të kaluar, deri më 16 shkurt të vitit 2020, 60 njerëz kanë vdekur nga gripi në Greqi, ndërsa shtatë raste të reja me vdekje janë regjistruar brenda një jave, sipas Organizatës Kombëtare Greke të Shëndetit Publik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 shkurt 2020 (MIA) – Nga fillimi i sezonit, gjegjësisht nga tetori i vitit të kaluar, deri më 16 shkurt të vitit 2020, 60 njerëz kanë vdekur nga gripi në Greqi, ndërsa shtatë raste të reja me vdekje janë regjistruar brenda një jave, sipas Organizatës Kombëtare Greke të Shëndetit Publik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në raportin javor për periudhën prej 10–16 shkurt 2020 vërehet një trend në rënie, si në vdekjet ashtu edhe në vizitat në spital të personave me simptoma të gripit sezonal, duke e pasur parasysh që paraprakisht numri i vdekjeve ka arritur në 30 persona, nga 15 për çdo javë.

Nga 60 persona që kanë vdekur, të moshave 4 deri në 91, 57 gjegjësisht 95 përqind i përkasin një grupi me rrezikshmëri të lartë për të cilët rekomandohet vaksinim nga gripi.

Sipas të dhënave të njëjta nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, brenda një jave, 17 persona janë pranuar në spital, me ç’rast numri i pacientëve në kujdes intensiv në fillim të tetorit të vitit 2019, u rrit në 195 persona. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close