0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Regjistrohen 45 raste, 86 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga Kovid-19

Në 24 orët e fundit janë bërë 552 testime, ndërsa janë regjistruar 45 raste me Kovid-19, janë shëruar 86 pacientë, ndërsa shtatë kanë vdekur, Informon Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit janë bërë 552 testime, ndërsa janë regjistruar 45 raste me Kovid-19, janë shëruar 86 pacientë, ndërsa shtatë kanë vdekur, Informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e reja dhjetë janë në Shkup, nëntë në Koçan, nga pesë në Tetovë dhe Berovë, nga katër në Kumanovë dhe Gostivar, dy në Kërçovë dhe nga një në Shtip, Prilep, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Dellçevë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 86 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup 24, tetë në Kumanovë, nga shtatë në Gostivar, Pehçevë dhe Kriva Pallankë, gjashtë në Prilep, pesë në Gjevgjeli, nga katër në Dibër dhe Vinicë, tre në Kavadar, nga dy në Tetovë, Radovish dhe Koçan, dhe nga një në Shtip, Strugë, Manastir, Probishtip dhe Sveti Nikollë.

Kanë vdekur shtatë persona, prej të cilëve dy pacientë nga Strumica të moshës 52 dhe 62 vjeç, një pacient 54 vjeç nga Dibra, një paciente 53 vjeçe nga Shtipi, një paciente 66 vjeçe nga Prilepi, një pacientë nga Koçani dhe një pacientë 23 vjeç nga Sveti Nikolla.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja sipas qyteteve është kjo: Në Shkup – 6585, aktivë 584, Kumanovë – 1698, aktivë 207, Në Dibër  – 276, aktivë 36, Shtip – 1232, aktivë 63, Prilep – 618, aktivë 131, Tetovë  – 1381, aktivë 173, Strugë – 647, aktivë 62, Veles  – 309, aktivë 36, Manastir  – 272, aktivë 65, Ohër  – 405, aktivë 47, Kavadar  – 215, aktivë 33, Gostivar – 907,aktivë 110, Gjevgjeli  – 107, aktivë 60  (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 14 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj),  Strumicë  – 175, aktivë 106, Kriva Pallankë  – 96, aktivë 31, Radovish – 71, aktivë 23, Krushevë  – 20, aktivë 3, Koçan  – 264,   104, Probishtip  – 104, aktivë 22, Demir Hisar – 61, aktivë 2, Makedonski Brod – 91, aktivë 12, Pehçevë  – 42, aktivë 11, Berovë  – 84, aktivë 26, Vallandovë – 17, aktivë 8, Vinicë – 98, aktivë 24, Dellçevë – 145, aktivë  76 (30 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica), Kratovë  – 24, aktivë 4, Sveti Nikollë  – 316, aktivë 19, Kërçovë  – 311, aktivë 38, Resnjë  – 160, aktivë 13, Negotinë  – 49, aktivë 2 Negotinë 49, aktivë 2 (11 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Janë bërë 552 teste, nga të cilat përmes ISHP-199, QSHP Shkup-26, Avicena-0, Biotek-0, ASHAM-0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -112, Sistina me metodën PCR -128, laboratori Laor-0, Mjekësia Ligjore -0, QSHP Manastir-0, Klinika e Sëmundjeve Infektive-1, KGJO-17, Sinlab-69, laboratorë nga jashtë-0. Deri më tani, janë kryer gjithsej 176.017 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka teste nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 77 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 41 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër  nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa dy  fëmijë dhe dy nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 35 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 20, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 39 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 150, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nëpër komuna sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup). Nga  – Çairi 63, Gazi Baba  – 74, Aerodromi – 86, Karposhi – 70, Qendra – 78, Kisella Voda  – 52, Gjorçe Petrovi  – 38, Buteli  – 33, Shuto Orizarja – 17, Srudniçani – 11, Saraji – 16, Haraçina – 9, Ilindeni – 15, Sopishtja – 3, Çuçer Sandeva – 3, Petroveci – 6, Zelenikova – 2, gjashtë të huaj dhe të papërcaktuar. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close