0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Regjistrohen 178 raste të reja me Kovid-19, 71 të shëruar dhe katër të vdekur

Në 24 orët e fundit janë bërë 1368 testime, ndërsa janë regjistruar 178 raste me Kovid-19. Nga rastet e reja  në Shkup-42,  Kumanovë-19, Koçan-17, Prilep-16, Tetovë-14, Strumicë-13, Gostivar-11. Në qytetet e tjera është regjistruar numër njëshifror i të infektuarve. 

Shkup, 20 shtator 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit janë bërë 1368 testime, ndërsa janë regjistruar 178 raste me Kovid-19. Nga rastet e reja  në Shkup-42,  Kumanovë-19, Koçan-17, Prilep-16, Tetovë-14, Strumicë-13, Gostivar-11. Në qytetet e tjera është regjistruar numër njëshifror i të infektuarve.

Në Kërçovë ka tetë raste të reja, në Strugë dhe Veles nga pesë, në Manastir dhe Gjevgjeli nga katër, Ohër dhe Vallandovë nga tre raste, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Dellçevë nga dy raste, ndërsa në Dibër, Shtip, Kavadar, Makedonski Brod, Vinicë, Sveti Nikollë nga një rast i të infektuarve të rinj.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup-25, Kumanovë-11,  Shtip-10, Prilep-shtatë, Strugë-pesë, Ohër, Kriva Pallankë dhe Koçan nga tre, Kavadar, Gostivar, Probishtip dhe Berovë nga një pacient të shëruar.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur katër persona. dy prej tyre nga Shkupi  të moshës 61 dhe 59 vjeç, një pacient nga Kumanova i moshës 69 vjeç dhe një paciente nga Shtipi e moshës 70 vjeçe. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16735, numri i pacientëve të shëruar  është 13863,  numri i vdekjeve është 693, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2179.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin më shumë raste aktive edhe më tej ka në Shkup – 598, pastaj në Kumanovë – 211, Tetovë – 170, Prilep, 138, Gostivar – 113, Strumicë -108, Koçan – 98.

Janë bërë 1368  teste, nga të cilat përmes ISHP-456, QSHP Shkup-51, Avicena-420, Biotek-67, ASHAM-51, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -61, Sistina me metodën PCR -110, laboratori Laor-67, Mjekësia Ligjore -0, QSHP Manastir-76, Klinika e Sëmundjeve Infektive-2, KGJO-7, Sinlab-0, laboratorë nga jashtë-0. Deri më tani, janë kryer gjithsej 175.465 teste të Kovid-19 në vend. Nuk ka teste nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dy pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 75 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 42 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa një  fëmijë dhe një nënë dyshohen se janë pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 36 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 21, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 36 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 154, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Nga komunat e Shkupit  me më pak raste aktive është Aerodromi-89, pastaj Qendra-81, Gazi Baba dhe Karposhi me nga 74, Çairi – 62, Kisella Voda – 57. ar/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close