0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Reali humbi nga Betisi dhe e humbi vendin e parë në Primera

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në La Liga, Real Madridi mbrëmë u mposht si mysafir nga Betisi me rezultatin 2:1. Për Realin kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll.

Sevilje, 9 mars 2020 (MIA) – Në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në La Liga, Real Madridi mbrëmë u mposht si mysafir nga Betisi me rezultatin 2:1. Për Realin kjo ishte humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll.

Shënues të golave për ekipin nga Sevilja ishin Sidnei në minutën e 40-të dhe Telo në minutën e 80-të. Benzema nga penaltia në fundin e gjysmëlojës së parë e shënoi golin e vetëm për Realin.

Reali mbeti me 56 pikë dhe i lëshoi shans me fitore të kthehet në vendin e parë në tabelë në të cilën tani është Barcelona me 58 pikë.

Betisi është në vendin e 12-të me 33 pikë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close