0_Sport,PortalFutboll

Reali do ta reklamojë turizmin e Turqisë për kompensim prej 12 milionë euro në vit

Fanellat me të cilat stërviten futbollistët e Real Madridit në të ardhmen do të kenë reklamë për "Turizmin e Turqisë", ndërsa kjo kontratë për sponsorizim do të vlejë 12 milionë euro për sezon

Madrid, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Fanellat me të cilat stërviten futbollistët e Real Madridit në të ardhmen do të kenë reklamë për “Turizmin e Turqisë”, ndërsa kjo kontratë për sponsorizim do të vlejë 12 milionë euro për sezon.

“Klubi mbretëror” deri tani nuk ka pasur sponsor të posaçëm të pajisjes për stërvitje, prandaj turqit janë të lumtur që kanë thyer akullin. Deri tani lojtarët e Realit edhe në stërvitje kanë bartur pajisje me reklamë të sponsorit kryesor “Flaj Emirejts”, por tani do të kenë sponsor ndryshe për stërvitje dhe ndeshje.

Barcelona veçmë e praktikon këtë në fanellat me të cilat luan ku ka “Rakutenin” japonez, ndërsa stërvitet me reklamë të “Bekos” turke. Klubet e mëdha nuk duan të varen nga rezultatet dhe kjo është dëshmi se kërkojnë të ardhura në mënyra të ndryshme. fab/

Back to top button
Close
Close