0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Reali dhe Baerni kanë i kanë bërë presion UEFA-s për ta dënuar Mançester Sitin

Para disa ditësh u bë e qartë se Mançester Siti do të jetë jashtë garave evropiane për klube në dy vitet e ardhshme, për shkak të shkeljes së fer-plejit financiar. Detaje për dënimin fillojnë të paraqiten, ndërsa "Atletik" konfirmon se klubet si Real Madridi dhe Baern Munihu kanë bërë presion mbi organet kompetente të UEFA-së që të marrin vendim të tillë.

Nion, 18 shkurt 2020 (MIA) – Para disa ditësh u bë e qartë se Mançester Siti do të jetë jashtë garave evropiane për klube në dy vitet e ardhshme, për shkak të shkeljes së fer-plejit financiar. Detaje për dënimin fillojnë të paraqiten, ndërsa “Atletik” konfirmon se klubet si Real Madridi dhe Baern Munihu kanë bërë presion mbi organet kompetente të UEFA-së që të marrin vendim të tillë.

Sipas gazetës, gjigantët spanjoll dhe gjerman kanë kërkuar dënim edhe për Paris Sen Zhermenin, por për momentin, parisienët shpëtuan nga ai. Të dy klubet dyshohet se kanë përdorur kontakte të ngushta me selinë evropiane për të insistuar në hetim të hollësishëm të sjelljes së pretenduar financiare të “qytetarëve”.

Më herët, “Atletik” njoftoi se Pep Guardiola kishte fjalim të shkurtër motivues në dhomën e zhveshjes përpara sesionit stërvitor të shtunën. Prej aty pretendojnë se gjendja shpirtërore në dhomën e zhveshjes ishte në stilin: “Nëse UEFA nuk na dëshiron, dreqi e martë, ne do t’u tregojmë”.

“Tani, më shumë se kurrë, ne duhet t’u tregojmë atyre që jemi talentë, e jo para”, u porositi Guardiola lojtarëve të tij gjatë kohës së stërvitjes. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close