
Madrid, 10 mars 2020 (MIA) – Skuadra e Real Madridit mendon t’i kërkojë shërbimet e ish menaxherit të Totenhemit, Maurisio Poçetinos, si dhe të bëjë ofertë për yllin e “gjelave”, Hari Kejn.
Ai është pa punë nga nëntori kur ishte liruar nga klubi i Londrës Veriore pas pesë sezoneve në krye. “Mbretërit”, nga ana e tyre, nuk e përjetojnë sezonin më të mirë të mundshëm nën udhëheqjen e Zinedin Zidanit, dhe mund të kërkojnë “shpëtim” në taktikun e Argjentinës.
Sipas mediave spanjolle, pas humbjes së Real Madridit nga Mançester Siti në ndeshjen e parë nga faza gjysmëfinale nga Liga e Kampionëve me 1:2 është mbajtur takim i fshehtë i krerëve të gjigantit. Në takim është diskutuar për të ardhmen e Zidanit, ndërsa mes alternativave është emëruar Poçetino.
Konsiderohet se me qëndrimin në krye të klubit nga ana e strategut argjentinas. transferi i madh veror i klubit do të jetë njohësi i mirë i Poçetinos – Hari Kejn. ar/