
Madrid, 19 qershor 2020 (MIA) – Real Madridi shënoi fitore kundër Valencias me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.
Madrilenët gjithçka vendosën në pjesën e dytë, kur u shënuan të gjitha golat. Karim Benzema shënoi dy gola, në minutat 61 dhe 86, ndërsa Marko Asensio shënoi gol në minutën e 74-të në kontaktin e tij të parë me topin.
Mysafirëve në pjesën e parë u është anuluar një gol për shkak të ofsajtit diskutabil, ndërsa para asaj e goditën edhe shtyllën.
Me këtë fitore, Reali tani ka 62 pikë dhe sërish iu afrua rivalit më të madh Barcelonës në vetëm dy pikë. bsh/