0_Sport,PortalFutboll

Real Madridi e mundi Real Sosiedadin dhe merr kreun e tabelës në La Liga

Lider i ri në tabelën e kampionatit spanjoll në futboll është Real Madridi, pasi mbrëmë vonë në terrenin mysafir e mundi Real Sosiedadin me rezultat 2:1 në duelin e xhiros së 30-të. 

San Sebastian, 22 qershor (MIA) – Lider i ri në tabelën e kampionatit spanjoll në futboll është Real Madridi, pasi mbrëmë vonë në terrenin mysafir e mundi Real Sosiedadin me rezultat 2:1 në duelin e xhiros së 30-të.

Mikel Marino ka shënuar për nikoqirët, derisa Serhio Ramos dhe Karim Benzema kanë qenë golashënuesit për ekipin madrilen.

Për Realin e Madridit kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi me çka ka mbledhur 65 pikë aq sa ka Barcelona.

Real Sosiedadi është i shtati me 47 pikë. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close