0_Sport,PortalFutboll

Real Madridi e bleu Rejnier nga Flamengo për 35 milionë euro

Real Madridi edhe zyrtarisht e konfirmoi transferimin e sulmuesit 18 vjeçar Rejnier nga Flamengo për shumë prej 35 milionë eurove.

Madrid, 20 janar 2020 (MIA) – Real Madridi edhe zyrtarisht e konfirmoi transferimin e sulmuesit 18 vjeçar Rejnier nga Flamengo për shumë prej 35 milionë eurove.

Lojtarit të ri brazilian i parashihet një e ardhme e shndritshme, ndërsa në vendin e tij ai e mban epitetin “Kaka i ri”.

Të dyja palët nënshkruan kontratë për bashkëpunim deri në vitin 2026 dhe sipas paralajmërimeve, Rejnier menjëherë do t’i jetë në dispozicion trajnerit Zinedin Zidan.

Rejnier në Spanjë vjen me 14 ndeshje në kampionatin e Brazilit në këtë sezon, në të cilat ka shënuar tetë gola dhe dy asistime. fb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close