BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Reagime të Metës, Ramës e Bashës për arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pari nga liderët që e përshëndeti marrëveshjen e partive politike në Shqipëri për reformën zgjedhore. “Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, tha Basha, i cili falënderoi ndërkombëtarët për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakordësisë për administrimin zgjedhor.

Tiranë, 6 qershor 2020 (MIA) – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pari nga liderët që e përshëndeti marrëveshjen e partive politike në Shqipëri për reformën zgjedhore. “Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, tha Basha, i cili falënderoi ndërkombëtarët për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakordësisë për administrimin zgjedhor.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata”, thotë Rama, sipas te cilit rëndësi ka që Basha dhe PD do te hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. “ODHIR është dakord që kjo nuk e cenon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama, njofton Top Çanel.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta përgëzoi Këshillin politik për konsensusin e sapo arritur për reformën zgjedhore.

“Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave”, thotë zëdhënësi i kreut të shtetit. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close