BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Reagime për shkak të vrasjes së komandantëve, Kasem Sulejman dhe Al Muhandis në Bagdad

Kërcënime për hakmarrje, dënime dhe apele për mos-përshkallëzim të tensioneve të shkaktuara nga sulmi amerikan mbi aeroportin në Bagdad me çka vranë gjeneralin Kasem Sulejman dhe komandantin e milicisë pro iranian-irakian Abu Mahdi al Muhandis

Bagdad, 3 janar 2020 (MIA) – Kërcënime për hakmarrje, dënime dhe apele për mos-përshkallëzim të tensioneve të shkaktuara nga sulmi amerikan mbi aeroportin në Bagdad me çka vranë gjeneralin Kasem Sulejman dhe komandantin e milicisë pro iranian-irakian Abu Mahdi al Muhandis.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare iraniane, Ramazan Sharih deklaroi se Garda dhe forcat anti amerikane në botën myslimane do të kërkojnë hakmarrje për sulmin mbi liderin e brigadës elitare iraniane Al Kuds, gjeneralin Kasem Sulejmani.

“Gëzimi i sionistëve dhe i amerikanëve së shpejti do të kalon në pikëllim”, u shpreh Sharih.

Kryeministri irakian në dorëheqje Adel Abdel Mahdi pas sulmit të mbrëmshëm amerikan në aeroportin e Bagdadit, ku u vra gjenerali iranian Sulejman dhe komandantin e al-Muhandis do të shkaktojë luftë në vend dhe rajon.

“Zgjidhja e llogarive me zyrtarët iranianë ose një vend miqësor në tokën irakiane është shkelje flagrante e kushteve që lejojnë praninë e trupave amerikane”, tha Mahdi.

Të dy udhëheqësi suprem iranian, ajatolah Ali Khamenei dhe presidenti i Iranit Hasan Rohani janë zotuar të hakmerren për vdekjen e gjeneralit.

“Vdekja e mundimshme e Sulejmanit dyfish do e rrisë vendosmërinë e Iranit për të kundërshtuar ekspansionizmin amerikan dhe për të mbrojtur vlerat tona islame”, theksoi Rohani.

Pas lajmit për vdekjen e gjeneralit Sulejmani, dhjetëra mijëra njerëz dolën pas lutjes së premtes në rrugët e Teheranit. Ata mbanin fotografi të gjeneralit Sulejman dhe brohorisnin “Vdekje për Amerikën”.

Pas vrasjes së Sulejmanit ka reaguar edhe lideri libanez i Hezbollahut, Said Hasan Nasrallah. Ai njoftoi se grupi i tij milicisë shite do të ndiqte gjurmët e gjeneralit Sulejman.

Ndërkohë, në një kumtesë të saj Ministria për Punë të Jashtme siriane e dënoi “agresionin e egër dhe kriminel amerikan” që vrau gjeneralin Sulejman.

Në kumtesë thuhet se sulmi amerikan ishte përshkallëzim serioz i tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Ne gjithmonë i kemi konsideruar trupat iraniane të gjeneralit Kasim Sulejman si një kërcënim agresiv”, deklaroi ministri për Punë të Jashtme, Rab.

Mbretëria e Bashkuar ka rreth 400 trupa në Irak, kryesisht në bazën Taxhi në veri të Bagdadit.

Pas sulmit ushtarak amerikan në aeroportin e Bagdadit, ministri izraelit i Mbrojtjes Naftali Benet ka planifikuar takim urgjent me shefat e komandës ushtarake dhe të inteligjencës për të diskutuar çështjet e sigurisë pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejman. Në takim do të marrë pjesë edhe Aviv Kohavi, shefi izraelit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Bagdad u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen urgjentisht nga Iraku.

Pentagoni kumtoi se operacioni në Bagdad ishte urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp derisa Kongresi nuk ka qenë i njohur për sulmin. Për demokratët amerikanë, sulmi në Bagdad dhe vrasja e gjeneralit Sulejman do të shkaktojnë përshkallëzim të përplasjes me Iranin.

Ngjashëm reagoi edhe Xho Bajden, duke theksuar se masa do të shkaktojë përshkallëzim të përleshjeve në një rajon tashmë të rrezikshëm.

“Presidenti Tramp hodhi dinamitin në kuti shkrepëseje dhe i detyrohet kombit amerikan shpjegim të strategjisë dhe planit për të mbrojtur trupat dhe ambasadat tona, njerëzit dhe interesat, brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerët tanë në rajon dhe më gjerë”, shkroi Bajden në Tuiter. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close