0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikë

Reagime në mediat franceze për shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme

Si një test i madh për politikën proevropiane  të ish-kryeministrit Zoran Zaev i vlerësojnë mediat franceze zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 prill.

Paris, 17 shkurt 2020 (MIA) – Si një test i madh për politikën proevropiane  të ish-kryeministrit Zoran Zaev i vlerësojnë mediat franceze zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 prill.

Më shumë portale, si  “Figaros” apo “Bursorama” , publikuan  se dje është shpërndarë Parlamenti në vend dhe se janë caktuar zgjedhjet e parakohshme më 12 prill, tetë muaj para përfundimit të mandatit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Në raportin e ndërmarrë nga Rojtersi në gjuhën franceze theksohet se për shpërndarjen e Parlamentit kanë votuar 108 deputetë nga 120, pas dorëheqjes së Zoran zaevit, që ndodhi muajin e kaluar, pas pamundësisë së Bashkimit Evropian   rë pajtohet për datë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e këtij vendi ballkanik.

Qeveria e Zoran Zaevit është zëvendësuar me qeveri të përkohshme të udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, mandati i të cilit është  të sigurojë që zgjedhjet të mbahen në mënyrë transparente dhe korrekte, përkujtojnë mediat në Francë.

“Figaro” dhe “Bursorama” në këtë rast përkujtojnë se në tetor në Bruksel, liderët e vendeve të Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për çështjen për zgjerim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kandidate, përkatësisht nga vitit 2014 dhe 2005.

“Maqedonia e Veriut megjithatë, ka pritur të fillojë negociata duke pasur parasysh marrëveshjen me të cilën i dha fund grindjes së saj diplomatike pothuajse 30 vjet me Greqinë”, theksohet në media.

“Kuriere de Ballkan” nga ana e tij po qëndron në reformën në gjyqësi në Maqedoni, gjegjësisht miratimi i ligjit për  Prokurori Publike, me të cilin Perëndimit i është dëshmuar se po bëhen përpjekje për përforcimin e shtetit ligjor. tg/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close