Partitë politike

Reagim i PDSH-së ndaj aktiviteteve populiste të zëvendëskryeministrit Osmani

Shkup, 10 prill 2020

Dështimet e sistemit dhe institucioneve shëndetësore të udhëhequra nga kuadrot e BDI-së aktivizon cirkun medial ku aktor kryesor paraqitet Bujar Osmani.

Aktivitetet e tij në teren nuk kanë të bëjnë aspak me luftën ndaj koronavirusit dhe nuk korrespondojnë me postin që ai mban – zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Ky aktor tani paraqitet edhe si koordinator i shtabeve të krizës për të ofruar spektakle mediale.

Para disa ditëve ai bëri hapjen e shtabit të emergjencës në fshatin Labunisht të Strugës, ku pacientët e këtij fshati vdesin në shtëpi apo rrugës për në spital, pasi spitali i Strugës nuk ka personel, mjete dhe pajisje. Spitali i Ohrit nuk ka vend për pacient të Strugës dhe të Labunishtës. Vizita e tij në Likovë është edhe një episod në vazhdim të renave të BDI-së përforcuar me drejtorin e Spitalit të Tetovës që tregon edhe një dështim duke e pasur parasysh se në spitalin e Kumanovës na infektohet personeli mjekësor, ndërsa Spitali i Tetovës është jashtë çdo angazhimit në këtë epidemi.

Demagogjia e tij për të shkuar si mjek në fshatin Shipkovicë të Tetovës është një propagandë e ulët politike. Shipkovica dhe fshatrat tjera të rrethinës së Tetovës nuk kanë nevojë për mjek amë, por kanë nevojë për Epidemiolog dhe Infektolog, për pajisje dhe mjete për të luftuar epideminë.

Më i thirrur në këtë luftë është ministri i shëndetësisë, zëvendësministri i shëndetësisë – kuadër i BDI-së, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik – kuadër i BDI-së, drejtorët e spitaleve, epidemiologët dhe infektologët, e jo zëvendëskryeministri për çështje evropiane.

Artisti Bujar Osmani tenton që të mbuloj paaftësitë dhe dështimet e njëpasnjëshme të BDI-së dhe kuadrove të saj në sektorin e shëndetësisë.

Kjo pandemi nuk luftohet me populizëm dhe mashtrime, sepse në kohë pandemie ato janë të papranueshme dhe me pasoja shumë të rënda.

Shërbimi për Informim, PDSH

_______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close