EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë me siguri do të mbahet nga fundi i qershorit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë, raundi i parë i të cilit u mbajt më 15 mars, mund të mbahet më 21 ose 28 qershor, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme Kristof Kastaner, duke lënë mundësinë në shtator të ketë përsëritje të zgjedhjeve, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris 4 maj 2020 (MIA) – Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë, raundi i parë i të cilit u mbajt më 15 mars, mund të mbahet më 21 ose 28 qershor, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme Kristof Kastaner, duke lënë mundësinë në shtator të ketë përsëritje të zgjedhjeve, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Rregulli u miratua me Ligjin e 23 marsit, më 23 maj do të duhet të paraqesim raport në Parlament për situatën në vend, ndërsa këshilli shkencor do të vendos nëse raundi i dytë i zgjedhjeve mund të mbahet në 5,000 nga 35,000 komunat që nuk i zgjodhën tërësisht këshillat komunal në raundin e parë të zgjedhjeve”, deklaroi Kastaner për radion RTL.

Nëse vendimi do të jetë më 21 apo më 28 qershor do sillet bashkërisht me Parlamentin.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme të Francës e shqyrton mundësinë që raundi i dytë i zgjedhjeve të mbahet deri në fund të shtatorit. Ndërsa në komunat ku u zgjodhën këshillat e ri komunalë duhet të fillojnë me punë sa është e mundur më shpjet gjegjësisht nga fillimi i qershorit, kur situata me koronavirusin e ri do të lejojë këtë. tg/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close