EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Francë më 28 qershor

Kryeministri francez Eduar Filip dhe ministri i Punëve të Brendshme Kristof Kasatenr, në konferencën e përbashkët për shtyp, kumtuan se raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të organizohet më 28 qershor.  

Paris, 22 maj 2020 (MIA) – Kryeministri francez Eduar Filip dhe ministri i Punëve të Brendshme Kristof Kasatenr, në konferencën e përbashkët për shtyp, kumtuan se raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të organizohet më 28 qershor.

Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi, pas konsultimeve me grupet politike dhe liderët e partive politike, Filip pranoi se për datën për më 28 qershor nuk ka pasur konsensus, sepse disa mendojnë se zgjedhjet duhet të organizohen në qershor, derisa të tjerat janë për më vonë.

Raporti i Qeverisë do të dorëzohet deri te Parlamenti, ndërsa pastaj dekretin do ta miratojë presidenti Emanuel Makron.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale, nëse  kushtet shëndetësore e lejojnë, do të mbahet në  4.816 komuna, duke e përfshirë Parisin, Lionin apo Marsejin. Më 30.143 komuna të tjera në Francë këshillat komunalë ishin zgjedhur në raundin e parë edhe në këto qytete ato do të instalohen më së voni deri të enjten, 28 maj,

Nëse kushtet shëndetësore nuk e lejojnë mbajtjen e raundit të dytë më 28 qershor, zgjedhjet do të përsëriten në janar të vitit 2021. tg/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close