0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Rasti i parë i regjistruar me Kovid-19 në Rankovc

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe rasti i parë i infektuar me Kovid-19 në komunën Rankovc.

Kriva Pallankë, 6 prill 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe rasti i parë i infektuar me Kovid-19 në komunën Rankovc.

Bëhet fjalë për person mashkull të moshës 58-vjeçare nga Komuna Rankovc, me vendbanim në fshatin Petralicë, konfirmojnë nga Shërbimi higjieno-epidemiologjik, Njësia rajonale e Qendrës për shëndet publik, Kriva Pallankë.

Nga Komuna Kriva Pallankë deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar dy persona tek të cilët është konstatuar virusi Kovid-19, ndërsa dy rastet janë persona të cilët kanë qëndruar në Entin shtetëror për rehabilitim, Kozle, në Shkup.

Tek njëri person, rasti i parë me Kovid-19 në Kriva Pallankë virusi ishte konfirmuar gjatë qëndrimit të tij në “Kozle”, pas çka është zhvendosur në Klinikën infektive, përderisa personi tjetër është testuar dhe lëshuar për izolim shtëpiak, ndërsa rezultatet treguan se është pozitiv.

Këta persona ndodhen në vetëizolim shtëpiak, në Kriva Pallankë. ib/ab/

 

Back to top button
Close
Close