BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Rasti i parë i koronavirusit të ri në Tajvan

Tajvani sot kumtoi se e ka regjistruar rastin e parë  të koronavirusit të ri, transmetuan agjencitë botërore.

Tajpei, 21 janar 2020 (MIA) – Tajvani sot kumtoi se e ka regjistruar rastin e parë  të koronavirusit të ri, transmetuan agjencitë botërore.

Sëmundja është diagnostifikuar te një  55 vjeçare e cila  dje është kthyer  nga qyteti kinez Vuhan,  ku virusi ngjitës është zbuluar për herë të parë në dhjetor.

Gjatë arritjes në aeroportin ndërkombëtar Taojuan në Tajpei gruaja veçmë ka pasur ethe, kollitje dhe dhimbje  në fyt dhe vetë i ka kërkuar  personat shëndetësor  për t’ua treguar gjendjen, kumtoi Qendra nacionale për kontroll të sëmundjeve.

“I bëjmë thirrje popullatës të mos bëjë panikë, sepse gruaja direkt nga aeroporti është dërguar  në spital”, citohet në kumtesën e Qendrës, që menjëherë është lidhur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me Kinën.

Gruaja e sëmurë ka thënë se në Kinë  nuk ka vizituar tregje të gjelbërta, as në Vuhan nuk ka qenë në kontakt me zogj ose  kafshë të egra.

Autoritetet shëndetësore i kanë kontrolluar të gjithë 46 personat të cilët me të ishin në aeroplan, pasagjerët dhe ekuipazhin.

Kina sot kumtoi se tashmë ka regjistruar rreth 300 raste të kësaj sëmundje, ndërsa në Vuhan, ku është epiqendra e epidemisë, vdiqën gjashtë persona, lajmëruan mediat franceze.

Të infektuar me këtë lloj të ri të koronavirusit, gjithashtu ka në Japoni, Korenë Jugore dhe Tajlandë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nesër do të vendosë nëse do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare  në fushën e shëndetit publik. sa/

Back to top button
Close
Close