BotëBotë.Portal

Raste të reja rekorde – 26.506 me Kovid-19 në Indi

Në Indi sot janë regjistruar raste rekorde prej 26.506 të infektuarve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend arriti në pothuajse 800.000.

Mumbai, 10 korrik 2020 (MIA) – Në Indi sot janë regjistruar raste rekorde prej 26.506 të infektuarve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend arriti në pothuajse 800.000.

Prej fillimit të epidemisë vdiqën mbi 21.000 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Rreth 60 për qind e të gjitha rasteve janë regjistruar në Nju-Delhi dhe shteti Maharashtra, ku ndodhet qendra financiare Mumbai, si dhe në shtetin Tamil Nadu.

Në fillim të epidemisë në mars, India vendosi masa të ashpra restriktive, të cilat u lehtësuan në fillim të korrikut.

Megjithatë, autoritetet sërish vendosën karantinë lokale në disa vende.

Në shtetin me më shumë populaltë, Utar Pradesh, ora policore do të jetë në fuqi prej të premtes deri të hënën, sepse ka mbi 32.000 të infektuar. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close