0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Rast i ri me koronavirus në Ligën e parë angleze

Testimi i shtatë i lojtarëve dhe punonjësve në mes klubeve të elitës angleze tregoi praninë e një të infektuari me koronavirus, njoftoi Liga e parë angleze, por nuk zbuloi detaje në lidhje me pacientin.

Londër, 10 qershor 2020 (MIA) – Testimi i shtatë i lojtarëve dhe punonjësve në mes klubeve të elitës angleze tregoi praninë e një të infektuari me koronavirus, njoftoi Liga e parë angleze, por nuk zbuloi detaje në lidhje me pacientin.

Strishot u morën të hënën dhe të martën dhe ishin më masivet nga të shtatë testimet e deritanishme. U testuan 1.213 futbollistë dhe punonjës nga gjitha 20 skuadrat.

Deri më tani, rezultatet pozitive janë gjithsej 14 nga 7.487 testet e kryera. Strishot vijuese pritet të dalin të shtunën.

Ndeshjet e kampionatit anglez vazhdojnë saktësisht për një javë – më 17 qershor. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close