BotëBotë.Portal

Rast i dytë i koronavirusit në SHBA

Qendra për kontroll dhe pengim të sëmundjeve në SHBA sot konfirmoi për rast të dytë të regjistruar të të sëmurit nga koronavirusi i ri. Është infektuar një grua e moshës 60-vjeçare në Çikago, e cila paradokohe ka qenë në Vuhan, në Kinë.

Çikago, 24 janar 2020 (MIA) – Qendra për kontroll dhe pengim të sëmundjeve në SHBA sot konfirmoi për rast të dytë të regjistruar të të sëmurit nga koronavirusi i ri. Është infektuar një grua e moshës 60-vjeçare në Çikago, e cila paradokohe ka qenë në Vuhan, në Kinë.

Sipas Qendrës, gruaja nuk ka përdorur transport publik dhe nuk ka qenë e sëmurë kur ka udhëtuar, kumtuan autoritetet shëndetësore në Çikago.

Nga 63 persona të cilët janë nën mbikëqyrje nga 22 shtete, 11 janë testuar negativisht, kumtoi Qendra në konferencë për shtyp.

Virusi i sapozbuluar ka shkaktuar vdekjen e 26 vepersona dhe ka infektuar më shumë se 800, por shumica e rasteve dhe të gjitha rastet e vdekjes deri tani ishin në Kinë, ku autoritetet kanë vendosur kufizime për udhëtime dhe tubime publike. bsh/

 

Back to top button
Close
Close