0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikëVideo deklaratë

Rashkovski i vizitoi shtetasit e lënduar të Maqedonisë, Filipçe është nisur në rrugë

Qeveria e Maqedonisë kujdeset për qytetarët e saj, pavarësisht se ku ndodhen dhe prandaj jemi këtu sot për të ndihmuar sado pak të zbuten pasojat e këtij aksidenti, tha Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski , i cili mbërriti në Leskovac sonte, ku një pjesë e të lënduarve ishin vendosur në spitalin lokal.

Beograd, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Qeveria e Maqedonisë kujdeset për qytetarët e saj, pavarësisht se ku ndodhen dhe prandaj jemi këtu sot për të ndihmuar sado pak të zbuten pasojat e këtij aksidenti, tha Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski , i cili mbërriti në Leskovac sonte, ku një pjesë e të lënduarve ishin vendosur në spitalin lokal.

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në autostradën Leskovac sot në mëngjes në orën 1:45 minuta, në të cilin humbën jetën tre shtetas të Maqedonisë, një burrë dhe dy gra, ndërsa 31 persona janë lënduar. Aksidenti ndodhi kur një autobus me targa të Maqedonisë nga kompania strugane Euro Bus, që udhëtonte në linjën nga Struga në Vjenë, doli nga rruga dhe u përmbys në udhëkryqin Peçenjevci në afërsi të Leskovacit.

Rashkovski theksoi se në rrugë është  nisur edhe  Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, i cili siç tha me profesionalizmin e tij do të kontribuojë në mundësinë e mbylljes së këtij rasti sa më parë.

“Për fat të keq kemi tre viktima dhe ne kujdesemi maksimalisht që numri të mos rritet. Autoritetet vendore kanë dhënë kontributin e tyre duke i ndihmuar të lënduarit dhe ata që pësuan lëndime më të lehta. Të lënduarit janë çuar në spital dhe po u jepet ndihma  adekuate, ndërsa për ata që kanë pësuar lëndime të lehta tashmë është siguruar kthimi i tyre në Republikën e Maqedonisë, tha Rashkovski, duke shtuar se disa prej tyre treguan dëshirën për të vazhduar udhëtimin e tyre në Vjenë.

Autobusi u nis nga Maqedonia mbrëmë rreth orës 20:00 dhe kishte pasagjerë nga disa vende të Maqedonisë dhe një nga të lënduarit  për mediat deklaroi se nuk e mban mend aksidentin sepse të gjithë flinin në atë moment.

Në aksident, një burrë dhe dy gra – shtetas të Maqedonisë vdiqën në vendin e ngjarjes. Siç informojnë burri është nga fshati Buçim në Krushevë dhe njëra nga gratë është nga Koçani.

Të gjithë personat janë identifikuar dhe katër vetë pas dhënies së ndihmës mjekësore janë kthyer për në Maqedoni me iniciativën e tyre.

Në spitalin në Leskovac në mëngjes, ekipet mjekësore nga Leskovac dhe Nishi transferuan 28 persona, ndërsa katër në spitalin e Nishit.

Sipas shefit të kirurgjisë në Leskovc Nebojsha Dimitrijeviq, në këtë moment tetë pacientë janë sjellë në spitalin e Leskovcit, në spitalin e Nishit gjenden dy persona me lëndime të rënda në kokë dhe lëndime të shtyllës kurrizore dhe 12 persona, dy prej të cilëve fëmijë, pas dhënies së ndihmës mjekësore janë akomoduar në Hotel Apostoloviq dhe po presin që me transportin e siguruar të kthehen në Maqedoni.

Inspektimi në terren u krye nga policia e Nishit dhe Leskovacit, por ende nuk është njoftuar se si ndodhi aksidenti.

Shoferi dhe shoqëruesi i tij nuk janë lënduar, por atyre iu tha se nuk mund të jepnin deklarata për mediat.

Në Leskovac, dje binte shi dhe nga mesnata  po bie borë , kështu që  supozohet se rruga e rrëshqitshme është një shkak i mundshëm i  aksidentit.ob/mp/

Таг
Back to top button
Close
Close