Partitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Rashidi: Tash është koha për një qeverisje ndryshe

Në tubimin qendror të koalicionit ASh-AAA, mbrëmë në Strugë foli edhe bartësi i listës për deputet në zonën zgjedhore pesë Syrija Rashidi, i cili tha se pikërisht në Strugë para 6 viteve filloi një proces i cili u shndërrua në një lëvizje të fuqishme politike, e që sipas tij këtë vit bashkë me Alternativën do të sjellë fitoren e sigurt për shqiptarët. 

Shkup, 5 korrik 2020 (MIA) – Në tubimin qendror të koalicionit ASh-AAA, mbrëmë në Strugë foli edhe bartësi i listës për deputet në zonën zgjedhore pesë Syrija Rashidi, i cili tha se pikërisht në Strugë para 6 viteve filloi një proces i cili u shndërrua në një lëvizje të fuqishme politike, e që sipas tij këtë vit bashkë me Alternativën do të sjellë fitoren e sigurt për shqiptarët.

“Ne struganët gjithashtu jemi të mllefosur. Jemi të mllefosur për atë që para 3 viteve me ndihmën e Lube Boshkoskit, me ndihmën e shtetit dhe shërbimeve, me nxitjen e një shovenisti ekstrem na e dhunuan vullnetin politik absolut të shqiptarëve të Strugës. Të nderuar të pranishëm, tash është koha për një qeverisje ndryshe. Tash është koha për një qeverisje të pastër, tash është koha për barazi, tash është koha për drejtësi. Tash është koha për reformat ee mirëfillta në arsim e shëndetësi, tash është koha për investim në çdo fshat shqiptar, tash është koha për zhvillim, tash është koha për rikthimin e shpresës, tash është koha për t’u ndalur eksodi”, tha Rashidi.

Ai shtoi se është hipokrizi të dëgjosh BDI-në të flet për drejtësi.

“Kur shqiptarët e korruptuar dhe hajdutë janë në liri, kurse shqiptarët e ndershëm dhe të pafajshëm janë brenda. Burgjet janë përplot me shqiptarë të rëndomtë bile edhe të pafajshëm, kurse ata që e kanë vendin në burg, sot ata e bëjnë politikën”, shtoi Syrija Rashidi.

Rashidi gjithashtu theksoi se janë të vetëdijshëm se qytetarët gjatë kësaj kohe po kërcënohen dhe shantazhohen me qëllim që të blihen  vota nga ta, por ai u premtoi qytetarëve se rrethimi i numrit 5 më 15 korrik do t’i jep fund këtyre praktikave që kanë dëmtuar shqiptarët ndër vite. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close