0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Rashford shënues i dyfishtë për triumf të Mançester Junajted ndaj Totenhemit

Mançester Junajted mbrëmë e mposhti Totenhemin në terren vendor në ndeshjen nga xhiroja e 15-të nga kampionati i Anglisë me rezultat 2:1. Shënues i dy golave për nikoqirët ishte Markus Rashford, ndërsa për Totehemin Dele Ali.

Mançester, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Mançester Junajted mbrëmë e mposhti Totenhemin në terren vendor në ndeshjen nga xhiroja e 15-të nga kampionati i Anglisë me rezultat 2:1.

Shënues i dy golave për nikoqirët ishte Markus Rashford, ndërsa për Totehemin Dele Ali.

Kjo njëherit ishte humbja e parë për Zhoze Murinjon. Klubi i fundit i trajnerit portugez ishte pikërisht Junajted prej ku u pushua para një viti.

Në ndeshjet tjera të Premier Ligës të luajtura mbrëmë janë arritur këto rezultate:
Çelsi – Aston Vila 2:1
Lester – Votford 2:0
Sautempton – Noruiç 2:1
Vulvs -Vest Hem 2:0
Liverpul – Everton 5:2.

Liverpuli kryeson me 43 pikë, para Lesterit i cili ka 35 pikë dhe Mançester Siti me 32 pikë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close