0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShkupShoqëri

Raporti nga kontrolli i realizuar i instalimit për trajtimin e mbeturinave mjekësore pritet, PTHP ka dhënë urdhër për verifikimin e pretendimeve në padinë

Firma nga Manastiri “Eko Klub” gjatë vitit të kaluar në Drislla ka transportuar 4700 kilogramë mbeturina mjekësore, ndërsa vetëm në janar, siç thotë kryetari Petre Shilegov, pasi Qyteti i Shkupit disponon me materiale për parregullsi në punë, ka transportuar 1900 kilogramë. Raporti nga kontrolli i zbatuar  dje në  instalimin e “Metallski zavod Tito” për trajtim të mbeturinave mjekësore, nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës pritet, ndërsa kontrolli i jashtëzakonshëm, megjithatë, i zbatuar më 12 dhjetor në “Eko Klub” nga ana e Inspektoratit, nuk ka treguar parregullsi.

Shkup, 6 shkurt 2020 (MIA) – Firma nga Manastiri “Eko Klub” gjatë vitit të kaluar në Drislla ka transportuar 4700 kilogramë mbeturina mjekësore, ndërsa vetëm në janar, siç thotë kryetari Petre Shilegov, pasi Qyteti i Shkupit disponon me materiale për parregullsi në punë, ka transportuar 1900 kilogramë. Raporti nga kontrolli i zbatuar  dje në  instalimin e “Metallski zavod Tito” për trajtim të mbeturinave mjekësore, nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës pritet, ndërsa kontrolli i jashtëzakonshëm, megjithatë, i zbatuar më 12 dhjetor në “Eko Klub” nga ana e Inspektoratit, nuk ka treguar parregullsi.

Ministri Nuredini i inkurajoi të gjithë inspektorët ta kryejnë punën e tyre dhe Këshilli Inspektorial ta koordinojë punën midis inspektorëve lokalë dhe shtetërorë. Shtoi se do t’i shohin hollësisht të gjitha licencat që janë lëshuar dhe tha se do të donte edhe në vendin tonë të ketë Agjenci për Mjedis të Jetesës e cila do të jetë e pavarur dhe do të përballet me këto probleme.

Ai theksoi se për rastin është informuar dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të prekura të bashkëpunojnë dhe të gjejnë zgjidhje që nevojiten.

“Për këtë u informova dje. Hollësisht do t’i shohim të gjitha rezultatet që i kanë bërë inspektorët dhe së bashku me inspektorët komunal i inkurajojmë të gjitha institucionet kompetente, këshillin inspektorial, PP-më dhe të gjitha palët e prekura të bashkëpunojnë që t’i gjejmë zgjidhjet që na nevojiten”, porositi Nuredini.

Nga Prokuroria Publike për MIA-n thonë se prokurori publik kompetent menjëherë ditën e njëjtë pas pranimit të padisë penale ka dhënë urdhër në SPB Shkup që të bëhen kontrollet e nevojshme me të cilat do të sigurohen dëshmi për konfirmimin e fakteve dhe për kontrollin e dyshimeve në padi. Pas urdhrit të dhënë, siç theksojnë, ende veprohet. Duke pasur parasysh atë që lënda është në procedurë parahetimore, PTHP Shkup aktualisht nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektoriale  në mjedis të jetesës dhe natyrë Hysni Thaçi, siguroi se kontrolle bëhen rregullisht, por edhe të jashtëzakonshme sipas nevojës.

Leje për transport të mbeturinave mjekësore kanë katër kompani, ndërsa tri për trajtim të mbeturinave mjekësore.

Thaçi thekson se rregullisht i kontrollojnë firmat të cilat janë nën kompetencë të tyre.  Mbikëqyrja e fundit në firmën e theksuar është zbatuar në dhjetor dhe atë ditë që është zbatuar kontrolli, dhe është bërë pas informacioneve të publikuara në media, nuk është konstatuar parregullsi në punë.

Sqaroi se rregullisht po kryhen kontrolle në pajtim me programin vjetor dhe kontrolle të jashtëzakonshme pas paraqitjes, ndërsa kontrollin e kryejnë edhe në mënyrë të jashtëzakonshme.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dje tha se Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor me ndërgjegjësim e kryen funksionin dhe se në këtë periudhë punojnë në kontrollimin e të gjitha lejeve që janë dhënë.

Ai tha se procesi për këtë ngjarje ende është në procedurë, por nëse gjindet diçka në atë kompani, atëherë askush nuk do të kursehet dhe do të ketë sanksione dhe masa që janë në pajtim me ligjet në shtetin tonë. sn/

Back to top button
Close
Close